Kronike
Detaje të reja nga vrasja në Rrëshen/ Autorët e maskuar goditën me armë zjarri nga “Fuoristrada”
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë. Në një lidhje për ‘Edicionin e Mesditës’, gazetari Gjergj Figuri nga vendngjarja ka raportuar se në momentin e vrasjes, viktima, Martin Bardhi ka qene i ulur në verandën e lokalin të tij, që është ngjitur me rrugën. Autorët e maskuar kanë kaluar në rrugë me makinën e tyre tip ‘Fuoristradë” dhe ka qëlluar në tavolinën e viktimës me armë zjarri. Më pas janë larguar në rrugë dytësore, ku në fshatin Gëziq është gjetur makina e djegur. Ndërkohë, viktima ka qene në tavolinë me tre personat që mbetën të plagosur, Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi, ky i fundit është edhe djali i xhaxhiat të tij.