Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kush është “terroristi” Milan Radojiçiç

Milan Radoiçiq ka lindur më 21 shkurt 1978 në Gjakovë. I njohur për publikun në Serbi, por edhe për autoritetet gjyqësore serbe. Kohët e fundit është bërë i njohur në të gjithë rajonin. Ndaj tij dikur ishte lëshuar një urdhër-arresti për shkak të dyshimit se ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviq, por ai u tërhoq në mars të vitit 2021 pa një shpjegim zyrtar. Radoiçiq ka qenë i njohur për autoritetet gjyqësore në Serbi që nga ngritja e aktakuzës kundër tij dhe Zvonko Veselinoviq në vitin 2011, duke i akuzuar ata për përvetësim të 32 kamionëve Hippo Alpe Adria Leasing. Janë katër kompani Ai ishte në kërkim edhe për përfshirje në rastin “Brezovica”, ndërsa dyshohej se kishte kryer veprën penale të kanosjes së dëshmitarëve gjatë procedurës penale. Në rastin e “Brezovicës”, personat akuzohen se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit në një zonë ku nuk lejohet ndërtimi. Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, ishte paraburgosur për të njëjtin rast. Ai ka arritur t’i shmanget arrestimit me urdhër të lartpërmendur duke u arratisur nga vendkalimi administrativ Bërnjak në veri të Kosovës Milan Radoiçiq, së bashku me Zvonko Veselinoviqin, janë pronarë të së paku katër kompanive në Serbi, disa prej të cilave janë të angazhuara në projektet më të mëdha. Kompania e tyre “ombrellë” është Inkop nga Ćuprija, përmes së cilës ata hynë në botën e biznesit legal. Ata u bënë zyrtarisht bashkëpronarë të saj në vjeshtën e vitit 2018 dhe deri atëherë dyshohej se e kontrollonin. Siç kanë raportuar mediat, më parë Inkopin e ka udhëhequr Dushica Maksimoviq, motra e Zharkos dhe Zvonko Veselinoviqit. Sipas të dhënave të APR, Zharko Veselinoviq tani zotëron 20% të aksioneve në të, ndërsa 80% të mbetur e ndajnë në mënyrë të barabartë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq, siç shkruan Nova.rs.

Advertisement