Aktualitet
Është kërcënuar me jetë? Dumani hedh poshtë lajmet: Nuk është e vërtetë
Altin Dumani, Kryprokurori i SPAK është përgjigjur në lidhje me lajmet që qarkullojnë se është kërcënuar në lidhje me hetimet e ndodhura kohët e fundit. Gazetarët e kanë pyetur kryeprokurorin nëse i ka shtuar masat e sigursë në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura në prani të gazetarëve, pas intensitetit të ngjarjeve që po hetohen. Nga ana tjetër Dumani ka përmendur dhe dosjet që janë në hetim.
“Nuk janë të vërteta lajmet që jam kërcënuar. Nuk jam kërcënuar asnjëherë, masat e sigurisë janë ato që kanë qenë”, -tha Dumani përpara gazetarëve.