Connect with us

Kronike

‘Në zemrën time je vetëm ti’/ Ky është shqiptari që egzekutoi nënën e dy fëmijëve

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Klodiana Vefës, mbrëmjen e së enjtes në Itali. Autori i dyshuar i krimit është Alfredi, bashkëshorti i viktimës, i cili po kërkohet nga policia italiane.

Çifti kishte dy fëmijë, 1 vajzë dhe 1 djalë, përkatësisht 14 dhe 17 vjeç, ndërsa shkak për krimin dyshohet se ka qënë xhelozia.  Sipas raportimeve, Alfredi ishte larguar nga shtëpia dhe kishte krijuar një jetë të re me një grua tjetër, por me Klodianën ende ata ishin ndarë zyrtarisht.

Klodiana ka ndarë detaje më herët nga jeta e saj në rrjetin social instagram, ku mes postimeve gjenden dhe kujtime me Alfredin i cili kishte një tatuazh dedikuar gruas së tij “në zemrën time je vetëm ti amore”.

Ndërkohë dhe 35-vjeçarja nuk i kishte fshirë fotot me partnerin, pavarësisht situatës kohët e fundit.

Fatkeqësisht gjithçka u mbyll me vrasjen e Klodianës, ndërsa Alfredi është në arrati bashkë me armën e krimit.

Advertisement