Connect with us

Kronike

Pritet nga makineria e mishit, në sy të vajzës, vdes shqiptarja në Greqi

GREQI- Një 50-vjeçare në Greqi ka humbur jetën në saj të një aksidenti fatal në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Greqi, në vendin e saj të punës në Mesolongji. Media greke Protothema.gr raportojnë se gruaja shqiptare punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineritë që prisnin mishin. Gruaja fatkeqe, e moshës rreth 50-vjeçare, ka shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin dhe dyshohet se i janë kapur flokët duke e tërhequr dhe copëtuar. Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të klithë. Nënë e bijë duket se kanë punuar së bashku duke pastruar dyqane. Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. “Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte në lagje.

FOTO: Kjo është shqiptarja që humbi jetën në Greqi, e

Kjo është Ana, gruaja shqiptare që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Greqi teksa po pastronte makinerinë e mishit në punë. Policia greke ka vënë në pranga pronarin e dyqanit të mishit në Mesolongji, ku vdiq 50-vjeçarja shqiptare. Hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryhen nga autoritetet greke. Trupi i gruas fatkeqe u dërgua për autopsi në Patra. Të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. Vajza e 50-vjeçares, e cila pa me sy të gjithë ngjarjen e rëndë, u dërgua në gjendje shoku në spital. Shqiptarja jetonte prej dy vitesh në Greqi me dy fëmijët e saj.

Advertisement