Connect with us

Kronike

Bie nga çatia 55-vjeçari në Maliq, dërgohet me urgjencë në spital

Një 55-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, pasi u rrëzua aksidentalisht. Personi me inicialet A.P. thuhet se ka marrë dëmtime pas rrëzimit teksa riparonte çatinë e banesës në fshatin Shkozë, të Korçës. Nuk dihet sesi është gjendja e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement