Connect with us

Kronike

Vrasjet e bujshme/ Gjykata lë në burg 10 anëtarët e bandës së Haxhiut

Lihen në burg të arrestuarit si pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Grupi ka dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për seancën e vlerësimit të masës së arrestit, që drejtohej nga gjyqtarja Megi Strakosha.

Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke konfirmuar masën “arrest me burg” për të arrestuarit.

Kështu gjykata ka vendosur arrest në burg për Artan (Marjus) Tafanin, Lulzim Arapin (Spahija), Bujar Abedinin, Enriko Xhahysën, Klea Gjatën, Maringlen Topuzin, Idriz Manejn, Fatjon Veliun etj.

Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.

 

 

Ky tashmë është shndërruar në të penduarin e drejtësisë. Nga deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:

1.Artan Tafani
2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi

Advertisement