Connect with us

Kosova

Sulmi në Veri, Sveçla: Ka më shumë terroristë serbë të vrarë se shifra zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi për mediat se mund të ketë më shumë terroristë serbë të vrarë në veri.

“Aksioni po vazhdon, në momentin kur do të gjenden trupat tjerë, apo në momentin kur do të kemi dëshmi patjetër që do të njoftojmë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, informacioni zyrtar nga Vuçiç për katër të vrarë nuk qëndron.

“Edhe vet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur për katër të vrarë. Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë, por çdo moment që kemi dëshmi, do t’i publikojmë”, ka deklaruar Sveçla.

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.

 

Advertisement

TRENDING