Connect with us

Politike

Braçe ‘presion’ kundra Greqisë: I vetmi vend që nuk lëviz për sigurimet e shqiptarëve

Erjon Braçe deputeti i Partisë Socialiste pasditen e sotme ka folur në Kuvendin e Shqipërisë për një sërë çështjes lidhur me rendin e ditës. Deputeti gjatë fjalës së tij foli për ligjin e grumbullimit dhe për ligjin e tokave bujqësore, ku bëri thirrje ndaj qeverisë dhe autoriteteve që të rishikojnë faturat tatimore dhe djegiet e plehrave. Mirëpo Braçe u tregua i ashpër dhe me kompanitë që kanë si monopo importin e imputeve bujqësore, duke përdorur sërish fjalën “kartel” si disa seanca më parë.

Ajo që ra më shumë në sy në fjalën e tij ishte pjesa e fundit ku deputeti me tone të larta kritikoi qeverinë greke, që nuk bën asnjë përpjekje për të njohur sigurimet e punëtorëve shqiptar.

Më vjen keq për atë që ka ndodhur me breshërin në Devoll, por mesa di unë, nuk e di të ketë qeveri në botë që të mbaj breshërin. Ne jemi mbledhur sot për të diskutuar për ligjin e grumbulluesve. Me fatura dorë të dashur kolegë nuk ka si funksionon ligji. Ligjji hyn në veprim me një faturë tatimore. Thënë këtë sot që flasim ka grumbullues që janë korrekt, ka dhe një seri tjetër grumbulluesish që me një faturë dore kanë shkelur cdo gjë. Sot kam fakte që ka grumbullues që kanë përfituar nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e IPARD. Nuk paguajnë bujqit për vlerën e mallit të tyre. Kam një thirrje për tatimet që të shkojnë dhe të kontrollojnë tregjet bujqësore. Nuk ka një kupon këtu, ku shitet me pakicë dhe lërë më atë, kur është me shumicë. Ta nisim nga Lushnja, sipërmarrësit e mëdhenj bëjnë këtë gjë. Ligji për mbrojtjen e tokës bujqësore ka ardhur këtu disa muaj më parë.

Nga ky ligj përcaktohet qartë djegia e mbeturinave me zjarr. Ka një periudhë ku ndalohet zjarri. Mirëpo çpo na ndodh që zjarri po na vendoset më shumë se më përpara ku po vihen në rrezik lagjet dhe jetën e njerëzve. Ndaj është momenti të bëhet një thirrje ndaj bujqëve që të kenë kujdes por edhe qeverisë. E treta kam një thirrje për parlamentin. Kam folur disa herë për cmimin e imputeve bujqësore. Çmimi në tregjet kombëtare dhe këtu nuk ka asnjë reflektim. Është karteli që funksionon dhe bllokon çmimin.Ka dy kombani që bllokojnë cmimin. Sot që flasim nga tregjet ndërkombëtare dapi del me 720 dollarë toni, kur del nga Durrësi shkon 920 dollarë. Duhet të rihetohet ky treg sepse nuk ka mundësi që ata të fitojnë sërish. Javës që shkoi ishte Zvicra që njoftoi se është në prag të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore. E vetmja që nuk bën asnjë hap është Greqia, edhe pse shqiptarët që jetojnë atje kanë kontribuar për ekonominë greke. Ata presin e presin që të përfitojnë nga një marrëveshje. Unë mendoj që kjo nuk mund të jetë çështje qe qeverisë, por është themelore për të kuptuar që duhet të bëhet çështje e parlamentit, e komisioneve parlamentare, nga i jashtmi te i ekonomisë e me radhë me qëllim që presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum për të marrë atë që ju takon punëtorëve shqiptarë.“-përfundoi Braçe.

Advertisement