Kosova
Politikani serb: Tani është e qartë tani se Oliver Ivanoviç u vra nga Serbia, aktin e kreu Radojiçiç
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç ka bërë publike një informacion që ai ka marrë lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit në veri të Kosovës.
Bogdanoviç duke iu referuar burimeve të tij, tha se politikani serb Oliver Ivanoviç është vrarë nga një terrorist që ishte pjesë e sulmit e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Sapo mora një informacion tronditës, I cili thote se në formacionin terrorist nën komandën e terroristit ndërkombëtar Milan Radoiçic në sulmin në veri të Kosovës, ishte edhe vrasësi i Oliver Ivanovic. Tani gjithçka është plotësisht e qartë, Oliveri u vra me mbështetje politike nga Beogradi”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Bogdanovic muaj më parë ka thënë se është intervistuar nga Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë (BIA), pasi ka dhene deklarata në mbështetje për Kosovën në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
Ai gjithashtu ka treguar se për dy ditë me rradhe ka patur telefonata që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Jo vetëm Bogdanoviq, por edhe politikanë të tjerë në Kosovë kanë treguar se regjimi i Beogradit po i shantazhon në forma të ndryshme të gjithë ata që nuk janë në Listën Serbe apo përkrahës të saj.