Rajon
Ra nga çatia ku po punonte, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi
Një punëtor 39-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës, 4 tetor 2023, në fshatin Pyrgetos të Larisës.
Sipas informacioneve të onlarissa.gr, burri, me origjinë shqiptare, ishte duke punuar në një çati.
Nuk dihet sesi ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar vdekjen tragjike.
Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.