Connect with us

Pinknews

Avokatja “më joshëse në botë” pozon me bikini nga ujëvara

Avokatja, Denise Rocha njihet për fotot e nxehta që poston shpesh në rrjetin social “Instagram” ashtu si dhe për aftësitë e pretenduara të avokatisë. Së fundmi, ajo ka habitur ndjekësit me poza nga një ujëvarë piktoreske, e veshur me bikini gati “inekzistente”. Biondja, e cila njihet gjithashtu si “avokatja më joshëse në botë” mbante veshur vetëm një bikini të vogël në ngjyrë kaki, i cili kamuflohej me ambjentin rrethues sa që shumë përdorues duhet të kërkonin mirë me sy, për ta gjetur në trupin e saj. Bashkë me fotot ajo pyeste fansat: “Imazhet 1, 2 apo 3 ? Më pëlqente shumë të stërvitesha për foto në këtë ujëvarë të  mrekullueshme!” Braziliania Denise shihet që reklamon trupin e saj nga të gjitha këndet, si duke u mbështetur në një shkëmb, apo duke u lagur me ujin e freskët e ujëvarës. Modelja shfaqte tatuazhet e saj dhe flokët e gjatë, në imazhet që kishin marrë mijëra pëlqime dhe komplimente nga përdoruesit.

FOTO: Avokatja "më joshëse në botë" pozon me

 

 

Advertisement