Bota
Stradner: Rusia po shkakton kaos në Ballkan, po ndihmohet nga Vuçiç
Çfarë është një luftë hibride dhe a është zhvilluar në Bosnje dhe Hercegovinë për një kohë të gjatë? Në çfarë mënyre po e përdor Rusia Ballkanin për qëllimet e saj të luftës në Ukrainë dhe a i njohu Perëndimi metodat e saj shumë vonë? Këtyre pyetjeve I eshte përgjigjur Ivana Stradner, studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.
Në analizën për raportin e parë të “Observatorit për Ballkanin Perëndimor”, i cili u lançua në Institutin e Linjës së Re në SHBA, Stradner deklaroi se Rusia po përpiqet të shkaktojë “kaos” në Ballkan për të shpërqendruar Perëndimin nga lufta në Ukrainë dhe se kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e Serbisë, konkretisht të presidentit Aleksander Vuçic.
Ajo shpjegoi se “përshkallëzimi i krizës dhe më pas de-përshkallëzimi i krizës” i mundëson Vuçicit të pozicionohet si ndërmjetës në rajon, të cilin mund ta përdorë si levë në negociatat me Perëndimin.