Connect with us

Kronike

Arrestimi i 45-vjeçarit në Tiranë, si i fuste në ‘grackë’ këngëtarët VIP në 2015-ën

Ilir Muzhaqi 54-vjeçari që u arrestua ditën e sotme nga policia e Tiranës ka qenë i dënuar edhe në vitin 2015 për të njëjtën vepër penale. Disa prej atyre që kanë rënë pre e mashtrimit kanë qenë edhe këngëtarë shumë të njohur, si Petrit Lulo, Kozma Dushi, Redon Makashi dhe Gjergj Jorgaqi duke iu prezantuar si punonjës i tatimeve.
Përvetësoi para duke mashtruar biznesmenë, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë
Një 54-vjeçar u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mandati”. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente, të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit. Operacioni për kapjen dhe arrestimin e tij u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Advertisement