Connect with us

Sport

I lodhur nga ndeshjet e shumta, Van Dijk: Mund të heq një pjesë të pagës për…

Një nga temat më të prekura për lojtarët kohët e fundit është numri i ndeshjeve të luajtura. Një numër që rritet çdo vit edhe më shumë, duke në vënë në rrezik shëndetin fizik dhe mendor.

Virgil van Dijk foli për këtë në konferencë për shtyp.

“Në Angli flasim shumë, duhet të gjejmë një zgjidhje. Ne flasim për të ardhurat e klubeve, lojtarëve, është e vërtetë që ne paguhemi mirë, porn ë fund të fundit nuk duhet të jetë kështu, si lojtarë duhet të flasim më shumë, të japim mendimin tonë, sepse është shumë bukur të fitosh para, por shëndeti është më i rëndësishëm.

Si lojtarë, duhet të afirmojmë edhe veten tonë. Në fushë, me adrenalinën para 60 mijë tifozëve, e harron, por trupi të kujton pas ndeshjes. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të gjejmë nëj zgjidhje për të ardhmen e sportit. Të heqë dorë nga një pjesë e pagës? Po, mund ta bëja për të mbrojtur shëndetin tim”, është shprehur mbrojtësi holandez.

Advertisement