Connect with us

Kronike

Tragjike/ Gjenden të vdekur dy të moshuar në Shkodër

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar ditën e sotme në Shkodër, ku dy të moshuar kanë humbur jetën.

Sipas informacioneve Z.I  74-vjeç ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë në fshatin Boks të Shkodrës, ëhstë gjetur në rrugë pa jetë 70-vjeçari M.B. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyhsohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi:

Rreth orës 12:45, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, shtetasi Z. I., 74 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

-Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Advertisement