Pinknews
Në javët e fundit të shtatzënisë, Xhensila Myrtezaj na ëmbëlson me foto
Ndonëse ka qenë më diskrete gjatë kësaj shtatzënie dhe larg vëmendjes dhe kureshtjes së fansave, këngëtarja ka vendosur të ndajë së fundi me miqtë virtualë disa imazhe të ëmbla me barkun e rrumbullakosur. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, me disa foto nga tualeti, Xhensila shkruan: “9 muaj duke u përgatitur për të rënë në dashuri për gjithë jetën”. Nga çfarë është aluduar në media, Xhensila është në pritje të një djali.