Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Humb jetën në mënyrë misterioze punonjësja e Bashkisë së Krujës

Një punonjëse e Bashkisë së Krujës, 32-vjeçarja Anisa Boja, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetari i Bashkisë, Artur Bushi, i cili shpreh ngushëllimet për familjen.

“Shumë i keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të punonjëses e koleges Anisa Boja, e cila për sa ishte mes nesh në Bashkinë Krujë, dallohej për nga angazhimi e serioziteti në punë, aftësia dhe mirësia për t’i shërbyer komunitetit.  Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! U prehtë në paqe!”, shkruan kryetari i bashkisë.

Edhe një drejtor kabineti në bashkinë e Krujës, Muhamet Deliu, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta para kohe të punonjëses, ndërsa thekon se vdekja e saj mbetet enigramatike.

Advertisement