Connect with us

Kosova

Tensione për stacionin policor, Lista Serbe: Ndërkombëtarët të frenojnë Kurtin

Lista Serbe ka reaguar kundër nisjes së ndërtimit të një stacioni policor në Zubin Potok. Sipas tyre ky vendim synon të krijojë tensione shtesë dhe përshkallzim të situatës në veri.

“Njoftimi për ndërtimin e një stacioni policor pranë shkollës fillore dhe kopshtit në Zubin Potok, së bashku me konfiskimin e paligjshëm të tokës nga institucionet arsimore, për akomodimin e policisë njëkombëshe të Kurtit, të cilën serbët nuk e përjetojnë si pjesë e komunitetit, ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët në veri të Kosovës, e veçanërisht në komunën e Zubin Potakut, dhe është shembull i presionit institucional të Prishtinës ndaj popullit serb”, thuhet në qëndrim.

Advertisement