Aktualitet
Korrupsioni publik/ Prokurorët e SPAK vijojnë vizitën në Uashington, leksione për ndjekjen penale
Ekipi i OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Uashington së bashku me zyrtarë të SPAK.
Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë. Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI), informoi sot ambasada amerikane.