Kronike
Ishte duke punuar në një objekt në Dhërmi, 40-vjeçari bie nga lartësia
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.