Connect with us

Politike

Meta pas daljes nga SPAK: U pyeta për detaje të ndryshme, por nuk kanë asnjë rëndësi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk ekziston asnjë akt apo shkresë që ai të ketë nënshkruar në interes të dikujt. Pas daljes nga SPAK, ku dëshmoi për rreth 2 orë për çështjen CEZ-DIA, Meta tha se kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama. “Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër, as ministër i Wkonomisë, përfshirë këtu edhe DIA, edhe CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi”, tha ai. “Dua të theksoj se s’ka asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë”, tha mes të tjerash Meta

Advertisement