Connect with us

Politike

Nuk u paraqit në SPAK, GJKKO njofton Berishën me postë në shtëpi, në seli dhe në Kuvend

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin për Sali Berishën, pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.

Gjithashtu bëhet me dije se dëftesat e komunikimit u janë dërguar edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.

Advertisement