Connect with us

Kosova

Petkoviç i reagon Rashiçit për Asociacionin: I merr urdhrat nga Kurti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, se themelimi i Asociacionit do t’i shuajë institucionet e Republikës së Serbisë në Kosovë, duke e akuzuar ministrin se ka për qëllim dashur ta bëjnë Asociacionin të pakuptimtë.

“Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 parasheh vazhdimin e funksionimit të të gjitha institucioneve serbe, të cilat për dallim nga situata aktuale, do të mbrohen nën ombrellën e Asociacionit. Ministri i Albin Kurtit vazhdon të shpik, sepse vetëm kaq di” – ka shkruar Petkoviq në platformën X.

Në një prononcim Rashiç ka thënë se Asociacioni u paraqitet serbëve në Kosovë si diçka e madhe, por që nuk do të jetë e tillë.

“Në momentin që ndodh, të gjitha institucionet, jo vetëm disa, por të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë, thjesht mbyllen ose do të mbyllen. Disa thonë se metoda më logjike apo supozimi më logjik në këtë rast është që të gjitha ato institucione që tani financohen nga Republika e Serbisë thjesht të transferohen në atë institucion që më vonë mund të quhet Bashkimi i Komunave Serbe dhe kështu t’u jepet mundësia që ata të mund të veprojnë në rrugë legale për institucionet kosovare nën patronazh apo me patronazh, siç është në këtë rast Asociacioni” – Është shprehur Rashiç.

Advertisement