Politike
Detaje nga hetimi për Ilir Beqajn: Nuk ka parandaluar konfliktin e interesit
Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me çështjen e sterilizimit, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas SPAK, ish-ministri Beqaj nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj si dhe nuk konstatoi fryrjen e kostove nga ana e komisionit. Kështu konfirmojnë burime për gazetaren Klodiana Lala.
Ndërkohë, GJKKO caktoi për Beqajn edhe masën e bllokimit të pasaportës, ndërkohë ish-ministri theksoi se nuk do të ankimonte masën, pavarësisht disa procedurave që nuk ishin ligjore sipas tij.
Marrrja e kësaj mase sigurie e detyron ish-ministrin të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) dhe të mos dalë jashtë Shqipërisë pa autorizimin e GJKKO.
“Personi nën hetim, Ilir Beqja urdhërohet të paraqitet para policisë gjyqësore të BKH një herë në javë ditën e premte, ora 15.30,” bën me dije njoftim i SPAK.