Connect with us

Kosova

Brukseli me njerëz të pamençur dhe burokratë/ Deklarata ‘bombë’ e Jabllanoviç

“Është proces absolutisht i rremë”, thotë Kryrtari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, në lidhje me Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, teksa akuzon Brukselin për “burokratë” dhe “njerëz të pamencur” që nuk kanë “kurrëfarë perspektive lokale” nga banorët e veriut.

Jabllanoviç është i sigurt se “serbët e duan Asociacionin” por jo siç është tashmë, “ I pavlerë”, teksa shton se “serbët duan një lloj autonomie, pavarësi në disa çështje”.

Në anën tjetër, ishte drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka reaguar më herët ndaj deklaratës së ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, se themelimi i Asociacionit do t’i shuajë institucionet e Republikës së Serbisë në Kosovë, duke e akuzuar Rashiçin se dëshiron ta bëjë Asociacionin të pakuptimtë.

“Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 parasheh vazhdimin e funksionimit të të gjitha institucioneve serbe, të cilat për dallim nga situata aktuale do të mbrohen nën ombrellën e Asociacionit. Ministri i Kurtit vazhdon të shpikë, sepse vetëm kaq di” – ka shkruar Petkoviq në platformën X.

Advertisement