Kronike
Të shtëna me armë zjarri në Peqin, kryebashkiaku debatoi me autorin
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më parë në Peqin. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes dy personave ka degjeneruar me përdorimin e armës.
Mësohet se njëri prej tyre i identifikuar tashmë nga policia ka qëlluar në ajër.
Në momentin e të shtënave ka qene i pranishëm dhe kryebashkiaku Bukurosh Maçi, i cili sipas të dhënave ka debatuar me personin që ka qëlluar.
Sakaq, nuk ka të lenduar.
Njëri prej personave të përfshirë në konflikt është me precedent penal.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.