Kronike
Vrasje per hakmarrje/ Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, shoqërohen disa persona
Pas atentatit me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Lezhë ku mbeti i vrarë Entjan Nikulaj, në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë, policia ka shoqëruar disa persona.
40-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në vendin e quajtur Ura e Trenit, teksa po lëvizte me automjetin e tij fouristrade ML në drejtim të Lezhë.
Nga mënyra se si është organizuar ngjarja duket një atentat i mirëfilltë i organizuar ndërsa dyshimet kryesore janë për hakmarrje nga ana e fisit Lekstakaj që kanë lënë brenda pak muajve tre të vrarë.
Konflikti midis dy familjeve ka nisur në vitin 1996 pas një sherri banal dhe prej vitesh, ata janë hakmarrë me njëri-tjetrin duke shkaktuar viktima të shumta.
Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt i vrarë me armë zjarri në muajin prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.
Ndërkohë, në muajin korrik mbeti i vrarë Nikolin Lekstakaj.