Politike
Plas e qeshura në studio pas deklaratës së Indrit Hoxhës për bllokimin e hyrjeve të Tiranës
“Do bllokojmë pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës”. Kështu është shprehur anëtari i Rithemelimit, Indrit Hoxha duke bërë që studio e emisionit të shpërthejë në të qeshura. I ftuar në studion e Euronews me gazetaren Sidorela Gjoni përballë Edvin Kullurit dhe gazetarit Denis Dyrnjaja, Hoxha ka zbuluar disa nga detajet e aksionit për mosbindje civile të shpallur nga Sali Berisha si një tentativë për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Por teksa ka thënë se Rithemelimi do të bllokojë hyrje-daljet e Tiranës, të ftuarit e tjerë nuk kanë mbajtur dot të qeshurat. “Shikoje, ti qesh se nuk e beson as vetë këtë që po thua”, i është kthyer Kulluri-Hoxhës. Ndërsa ky i fundit e ka ironizuar duke i thënë se “do nxjerrin Lulzim Bashën në shesh për ta bërë kryeministër”. Hoxha tha se përveç bllokimit të hyrje-daljeve të Tiranës, Rithemelimi i Berishës planifikon të rrehojë edhe godinën e Kryeministrisë. “Kryeministria do të rrethohet, njerëzit do rrinë aty derisa të shkojmë në qeveri teknike. Kjo gjë është e padiskutueshme. E kemi vendosur. Qytetarët po presin që PD të caktojë datën për të dalë në shesh. Të gjitha strukturat e PD, duke nisur që nga lidershipi i saj, Berisha ka nisur një tur në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë anëtarët, deputetët janë shpërndarë në zona. Kjo që po ndodh në Parlament do të ndodhi në çdo zonë të Shqipërisë”, ka deklaruar ai.