Ish-sulmuesi i Lushnjës, Kapllan Pepa është ndarë nga jeta këtë të -martë në moshën 73-vjeçare.
Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të klubit të futbollit “KF Lushnja”.
Përmes një postimi në Facebook, klubi vlerëson kontibutin e Pepës në futboll.
“Lamtumirë Kapllan Pepa !! Është ndarë nga jeta një prej emrave emblemë të futbollit të Lushnjës, sulmues dhe goleador i spikatur i viteteve 70 … Kapllani ka pas dhe një kontribut shum të madh në rritjen e talenteve të qytetit sidomos në vitet 2000 ku Lushnja ishte e Superiores ! Ngushëllime për të gjith botën e futbollit , për familjen për të afërmit … Prehu në paqe legjendë!”, thuhet në reagim.