Kosova
“Liridona ndaloi makinën…”, kushëriri i viktimës zbulon bisedën me Naimin pas vrasjes
Emisioni “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala, ka siguruar dëshminë e kushëririt të Liridona Ademaj, ku i dyshuari është bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Sadri Ademaj, kushëri i Liridonës ka rrëfyer momentet e vështira të familjes Ademaj kur ka mësuar vdekjen e 30-vjeçares. Po ashtu ai zbuloi se si lindën dhe dyshimet e para ndaj dhëndrit të familjes, Naim Murselit, si autor i mundshëm i ngjarjes makabër.
“Dyshimet e tona kanë lindur kur përshembull ai nuk është paraqitur në rastin…ne s’kemi pas’ njohuri për ku është motra jonë ku gjendet, ne e kemi dit’ se na kanë thënë është vrarë dhe ne s’kemi dit se ku është. Na kanë thënë është në morg, ne s’kemi pas asnjë lloj informacioni. Naimi sipas familjarëve të Liridonës, nuk u bë i gjallë as në vazhdim, qoftë për tu treguar se çkishte ndodhur atë mbrëmje.
Edhe e kemi marrë një iniciativë këtu …për me shku’ e taku Naimin personalisht sepse atë e kam njohur, kam ndenjur me të, kemi pas raport të mirë, për mu ka qenë e dyshimtë, gjestet e tija. Asnjëherë nuk ka mujt’ me e thënë një fjalë të njëjtë. Nuk ka mujt asnjë fjalë të njëjtë me e thënë.
Thashë “Mirë, e pse ndaloi Liridona, pse e ndaloi Liridona veturën. Tha “Nuk e di pse e ndaloi”.
Më tej i thashë “Si ka mundësi ti je dhe në telefon se ai thojke kam qenë në telefon kështu, si ka mundësi se ti je kon tu vozit dhe në telefon në të njëjtën kohë?”, ka deklaruar Sadri Ademaj, kushëriri i viktimës, Liridona Ademaj.