Kronike
E vranë pranë shtëpisë, nëna e 41-vjeçarit shkon mes lotësh te vendi i ngjarjes
Ky është momenti kur nëna e Elton Javorit, e dëshpëruar, shkon në vendin ku iu vra djali. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli” në Fier. Ai kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.