Connect with us

Aktualitet

‘Më trego ato fis q**at…’/ Dumani: Nga vjedhja e 26 armëve…

Përmes një bisede të gjatë të zhvilluar mes një personazhi të quajtur “Visi” por në “SKY” njihet me emrin e xhamisë së Stambollit “Agia Sofia” dhe vetë Nuredin Dumanit që mbulohet në aplikacion “SKY“ me emrin “Toto Rinoo”, Dumani i shfaq Visit premtimin se do i gjente se s’bën njerëzit që i kishin vjedhur 22 pistoleta, një tomson dhe 3 pushkë.

Pavarësisht se “Agia Sofia” i betohet Dumanit, se nuk ka asnjë lidhje me vjedhjen, por 3 pistoletat i kishte marë për tregti nga një miku i tij,sërisht Dumani shprehet i prerë në bisedën që bën në “SKY” duke pohuar se:”…o miq o armiq, ti dhe unë… ose trego ato fis q**at…”.

Sipas Dumanit “Agia Sofia” bënte tregti me pistoletat e tij duke fituar 200 deri në 300 euro, por vetë Dumani nga kjo vjedhje kishte humbur plot 100 mijë euro.

Madje Nuredin Dumani e paralajmëron personin që fshihet me emrin “Agia Sofia”, duke ju shprehur se ai do i fuste miq dhe njerëz që të flisnin me të, për ta mbyllur këtë muhabet.

Më tej Dumani vijon duke i thënë: “…ok se do takojm nga afër …e di që s’ke me lan njeri pa fol për mu, amo mos u mundo kot se s’ka njeri në Shipëri që munet me të shpëtu ty nga kjo valle ke me kërcy ti në valle pa merak…”.

Janë zbardhur biseda të tjera të zhvilluara mes “Visit” që maskohet në SKY si “Agia Sofia” dhe Nuredin Dumanit që maskohet si “Toto Rinoo”.

Toto Rinoo: Por nuk më shpjegon dot si armët e mija kanë ra ndor tënde, kur 3 ditë më par kishte që ish vjedh dyqani?Si erdhën ke ty?

Agia Sofia: Po çdo gjë që të kam thënë janë të vërteta.

Toto Rinoo: Unë do të them një fjalë burrash. Që në këtë botë ka dy rrugë për ty dhe për mua. O ti më jep njerëzit që ti kan dhanë dhe ngelemi miq ose do bëhemi armiq.

Si thua me bo, po të dysh jepja kontaktet e vëllait tat e thuaj filloni e kërkoni se nuk ka mu mbyll lehtë kjo punë.

O miq o armiq, ti dhe unë. Zgjidh kë don ti se unë skom punë me ty. Ti kishe punë se ke pas në dorë mallin tim është vjedhur. Dhe unë të gjeta që je ti ai që ke mallin tim, ke ty do e kërkoj sa tkem frymën…

Agia Sofia: Unë deri më sot vetëm miq kam bërë. Unë stë kam rënë në qafë, unë po të shpjegoj si është puna, po të them po të doli një presje ndrryshe atëhere ke të drrejtë.

Unë po të flas taman me sinqeritet. Unë po të isha se do të mohoja që i kam pas në dorë atëherë kishe të drejt 1000%.

Toto Rinoo: ok se do takojm nga afër .. e di që ske me lan njeri pa fol për mu amo mos u mundo kot se ska njeri në shipëri që munet me të shpëtu ty nga kjo valle. Ke me kërcy ti në valle pa merak.

Agia Sofia: un po të them për ëe disatën herë që nga unë s’ta kam bër këtë gjë edhe të flas me bindje për këtë gjë. Edhe ai që ta ka dhën contactin tim, unë këtu e kam.

Po do ishte më e mira t’ma thonte kshu kshu është muhabeti. Unë për të fitu 200-300 euro.

Toto Rinoo: pse si kujton ti s’të gjej dot dhe pa atë njeriun që ma dha kontaktin tuaj të “SKY”.

Ai që ma dha këtë osht si vlla për mu. una zor kam me gjet numrat e telefonit, se sa kontaktet e “SkY”.

Agia Sofia: s’kam si të mbaj peshën e njerëzve që e kan bër vjedhjen.

Toto Rinoo: ti peshën e ke në kra tan kohës tashi.

Unë do isha njeri i keq nese do e mohoja këtë gjë, se vetë po zgjedh me majt këtë peshë dhe s’jom un ai që po ta ve peshën.

Se unë jam në gjëndje të sjell ty përball meje dhe s’munet askush me mohu gjon time. S’ka lind akoma ai njeri….

Agia Sofia: unë të kam fol me sinqeritet…

Toto Rinoo: Lere sinqeritetin me mua…. por më trego kush jan fisqimat direkt ose indirekt.Kaq dua nga ty… po të them një gjë dhe do ta mar me çdo kusht dhe ca do lloj kosto të ketë more vesh…

Agia Sofia: Tani po ke pak besim beso

Toto Rinoo: Unë s’të besoj pa të pa në sy kur flet.Unë i besoj veç zotit njeriu jo dhe i besoj vetvetes dhe duke vlerësu veten njikohësisht vlerësojm dhe shokët.Amo dije mirë që dhe baba im me qen i përlym dhe atë e dënoj ront.

Unë ta thash këtu njerëzit mkan besu mall e lek para dhënie e jetën e tyre, edhe kurr si kam trradhtu, jo mo ty qe t’kom kap me pras ndor. Ok mos tradhto njeri.

Ishalla po vin me të ndimu miqt e tu.

Unë do të vi në ship, ta di dhe shpinë.

Apo don ta tregoj ku e ke.

Agia Sofia: Tani po flet rand.

Toto Rinoo: Dhe familja jote pasi tkem kry pun me ty do pagujn mallin të gjithë. 100 mijë euro më bon malli mua.

o ti o familja ka mi pagu, se nuk mjaftoj veç koka jote apo e tyre.

A mo ti i ke fitu ato 200 apo 300 euro, ndërsa un kam humb 100 mijë euro.Kush osht ma në zor këtu ti apo un?

Agia Sofia: Po s’ta kam bërë un dëmin prej 100 mijë euro. Se unë si kam pas naj her bashk aq lek jo të kem bo një dëm të till.

Toto Rino: Atëherë trego kush i ka bërë.

Agia Sofia: Po për zotin se njof.

Toto Rinoo: Këtu ndryshon puna, që ti nuk e njef.Dhe ka shuuuum munsi që mos e njofësh atë që ti ka dhan ato armë. Por mos harro se nuk jan bostan dhe i bleve në Pazar.

Këto blehen tek njerëz të njoftur. Ke të njoftur ti? Ti pa pik turpi mundohesh me mashtru mua me argumentin që nuk i njef.

Agia Sofia: un ju thash tani këtyre miqve, të kthej përgjigje ose ti jap contactin tënd nëse do e meru vet nëse un përveç që i kam ble me lek nuk kam as një pik lidhje me as si kam vjedh as si njof hajdutat, as gjë.

Nësë të del që un kam gisht tjetër gjë, atëherë po./Oranews

Aktualitet

Të shtëna me armë në një bar në Pensilvani, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Të shtëna me armë  janë raportuar në një bar në periferi të Pittsburgh, Pensilvani ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia tha se i është përgjigjur një kërkese për ndihmë në orët e para të mëngjesit në Ballers Hookah Lounge dhe Cigar Bar në Penn Hills.

Viktimat janë një burrë dhe një grua. Të plagosurit janë transportuar në spital, një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, ka nisur një sherr mes disa personave duke agravuar në përdorimin e armëve.

Ndërkohë policia ka arrestuar një të dyshuar.

Continue Reading

Aktualitet

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Nga Monika Stafa

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

Në Bunë. Në Shkodër.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

I njëjti dëshpërim.

I njëjti trishtim.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Continue Reading

Aktualitet

A solli Heidi një shembull të mirë këtë “BB”?/ Ja ç’thotë Ori Nebijaj

Në takimin e fundit të të gjithë banorëve të edicionit të tretë të “BBV”, pati debate të ashpra mes tyre. Shumica e banorëve komentuan dhe sjelljen e Heidit, pëe të cilën u shprehën se ka qenë e ftohtë dhe skuthe.

Sakaq, ndryshe nga mendimi i ish-banorëve ka qenë opinionistja Ori Nebijaj, e cila ka dedikuar disa rreshta për Heidin. Ajo u shpreh se Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë edicion, nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument

“Unë absolutisht mendoj që Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë BBV por mendoj që nuk e pati të vështirë. Mendoj se kjo ka qenë pjesë e nuhatjes dhe inteligjencës së saj që të luante pikërisht në rolin e mbrojtjes së polit pozitiv, që nuk sulmonte e para, që nuk denigronte, që nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument, e bënte përndryshe thjesht me një përtoj.

Nga ana tjetër, patjetër që e kishte luksin ta bënte këtë gjë pasi kishte edhe romancën që donte, s’donte e ndihmonte të ishte pjesë e situatave në shtëpi. Të qënurit finaliste në polin pozitiv, në nëj Big Brother që të gjithë luftuan fortë që të kapnin finalen, mendoj që ishte aq sa zgjuari, nuhatje edhe rrethanë”.- është shprehur Ori.

Continue Reading

Aktualitet

Matura 2024/ Nesër provimi i gjuhës së huaj, ministrja lë porositë: S’ka tolerancë nëse shkelet rregullorja

Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin tek zbatimi me përpikmëri i rregullores së Maturës Shtetërore.

Këtë ministrja e bëri me dije, gjatë një takimi që zhvilloi sot me monitoruesit që do të ndjekin nga afër provimet e maturës që do të nisin më 3 qershor me provimin e gjuhës së huaj. Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 18 qershor provimi i matematikës.

“Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh,” theksoi Ministrja Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se do të ketë një angazhim maksimal nga ana e punonjësve të arsimit, ndërsa kërkoi që procesi të jetë sa më transparentë.

Për mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të jenë rreth 1900 administratorë, të cilët do të monitorojnë grupet e maturantëve.

“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug. Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta”, tha Manastirliu.

Continue Reading

Aktualitet

Media italiane: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri, nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri? Në fakt, vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike evropiane falë peizazheve, plazheve të mrekullueshme dhe çmimeve të lira, shkruan Valentina Todaro në një artikull të botuar në të përditshmen italiane tag.24.

Vendi ka pamje nga Mesdheu dhe kufizohet si nga Joni ashtu edhe nga Adriatiku dhe mbi të gjitha është shumë afër Italisë, gjë që e bën këtë shtet një zgjedhje të vlefshme për pushimet e ardhshme të turistëve italianë.

Më poshtë kemi renditur disa nga plazhet më të bukura në të gjithë Shqipërinë nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri: mrekullitë e veriut

Plazhet në pjesën veriore të Shqipërisë, të cilat kryesisht kanë pamje nga deti Adriatik, priren të jenë me rërë dhe me ujëra të cekët. Prandaj, zona është e përkryer për pushime me familjen dhe fëmijët.

Përveç detit, ka edhe laguna dhe ekosisteme natyrore dhe për këtë zona është shumë e dashur edhe nga alpinistët dhe adhururesit e gjelbërimit.

Një nga plazhet më të njohura në veri të Shqipërisë është padyshim Plazhi i Velipojës i vendosur në pikën më veriore të vendit jo shumë larg qytetit të Shkodrës.

Ky, është në fakt një nga destinacionet e preferuara për adhuruesit e detit.

Plazhi shtrihet në një sipërfaqe rreth 14 kilometra në bregun e Adriatikut dhe i gjithi karakterizohet nga rëra shumë e imët dhe e pasur me jod.

Ky është gjithashtu vendi i përsosur për ata që duan të praktikojnë sporte ujore si kanoe apo kajak.

Gjithashtu, në zonën veriore të vendit ndidhet Plazhi i Shëngjinit, i cili është gjithashtu me rërë dhe i përshtatshëm për pushime me familjen.

Këtu do të gjeni diell të paktën 300 ditë në vit dhe një kuzhinë tipike vendase të shkëlqyer.

Në veri të Shëngjinit, përballë kodrave të Rencit, ndodhet plazhi i mrekullueshëm i quajtur “Rana e Hedhun”.

Këtu mund të gjeni hapësira rëre të mbrojtura mirë nga erërat tipike të zonës.

Nëse e doni detin e pastër dhe rërën e imët, plazhi ideal për ju me siguri do të jetë ai i Gjirit të Lalzit në veri të Durrësit.

Ky në fakt konsiderohet si një nga plazhet më tërheqës në bregdetin shqiptar të Adriatikut, i rrethuar nga një pyll i dendur me pisha, dhe është vendi i duhur për ata që duan të pushojnë buzë detit.

Plazhi është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti, Tirana dhe është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik.

Së fundi, një nga plazhet e fundit në Shqipërinë e Veriut për t’u vizituar është Vlora. Është porti i dytë më i madh në vend dhe një nga qendrat e turizmit shqiptar.

Plazhi është i pajisur dhe ofron shumë lehtësira turistike, sidomos për shkak të vendndodhjes së tij, pasi ndodhet mes plazheve të gjirit të Vlorës dhe portit të Orikumit.

Plazhet e Shqipërisë së Jugut

Bregdeti Jon i Shqipërisë është gjithashtu plot me peizazhe magjepsëse dhe plazhe që të lënë pa frymë.

Në këtë pjesë të vendit mund të gjeni male me pamje nga deti, natyrë të pacënuar dhe ujë të pastër kristal.

Kjo është arsyeja pse prej disa vitesh kjo zonë është bërë më turistike në vend.

Plazhi i parë në pjesën jugore të Shqipërisë që duhet vizituar është Ksamili, i riemërtuar si Perla e Jonit.

Ky plazh i mrekullueshëm qëndron përballë ishullit të Korfuzit, disa kilometra larg kufirit me Greqinë.

Nga kjo pikë është vërtet e lehtë për të arritur në Sarandë, e konsideruar si shumë e ngjashme me Rimini, në Itali për të kaluar mbrëmjet me argëtim dhe muzikë.

Aty ndodhet edhe peizazhi i mrekullueshëm i Karaburunit, një plazh mahnitës që ofron gjithmonë kënde të reja të fshehura falë limaneve të tij të shumtë.

Ai ndodhet pranë bregut që rrethon Vlorën dhe është i njohur për rërën e bardhë me guralecë dhe ujin e pastër kristal të detit.

Nëse jeni në pjesën e detit Jon, mos humbisni Porto Palermon, një gadishull i vogël në krye të një fortese, të ndërtuar nga Ali Pasha i Tepelenës gjatë shekullit të XIX.

Ky plazh është vendi i përsosur për ata që e duan natyrën e egër dhe të pacënuar.

Megjithatë, nëse jeni në kërkim të jetës së natës dhe plazheve të mbushura me njerëz, vizitoni Plazhin e Dhërmiut, një nga më të famshmit në vend.

Këtu do të gjeni shumë vendas dhe shumë turistë të tërhequr nga ujërat e tij të mrekullueshëm dhe të pastra blu.

Së fundi, është Plazhi i Borshit, më i gjati në bregdetin shqiptar të Jonit.

Në fakt, ky plazh shtrihet në 3 kilometra vijë bregdetare dhe është vendi ideal për ata që duan të relaksohen.

Plazhi është i rrethuar nga një natyrë e përbërë kryesisht nga pemë ulliri dhe agrume.

Turistët që duan të bëjnë ecje mund të ndjekin rrugën përgjatë bregdetit, ndërsa ata që duan të zhyten në kulturën dhe historinë vendase mund të vizitojnë fshatin që ndodhet jo shumë larg detit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING