Connect with us

Kosova

Analisti amerikan: Kosova është e rrethuar nga aleatët në NATO, Serbia s’mund të…

Alon Ben-Meir, analist politik, konsulent dhe kolumnist i shumë mediave ndërkombëtare, ka analizuar situatën e sigurisë në Kosovë, posaçërisht pas paralamërimeve të fundit se Rusia është duke palanifikuar të përshkallëzojë tensionet në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe për ta larguar vëmendjen e botës perëndimore nga lufta në Ukrainë.

Ben-Meir ka thënë se edhe Serbia është e vetëdijshme se rrethanat nuk janë të njëjta sikurse gjatë regjimit fashist të të akuzuarit për krime lufte, Sllobodan Millosheviç, sepse, sipas tij, për dallim nga 25 vjet më parë, përveç pranisë së shtuar të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), ajo është e rrethuar nga aleatë sikurse Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

“Populli i Kosovës duhet të kuptojë se prania paqeruajtëse e NATO-s është aty për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin. Serbia, për më tepër, nuk mund të mbështetet në përkrahjen e Rusisë, veçanërisht duke marrë parasysh paaftësinë e presidentit rus, Vladimir Putinit për të fituar luftën kundër Ukrainës”, ka shkruar në platformën “X” analisti i njohur amerikan.

Ai ka vlerësuar se ekziston një “shqetësim i madh” në mesin e shqiptarëve të Kosovës për mundësinë e lëvizjes ushtarake të Serbisë drejtë Kosovës, posaçërisht pas vendimit të disa shteteve evropiane për të rritur prezencën në kuadër të KFOR-it, sidomos pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të territorit kosovar.

Advertisement