Connect with us

Politike

Kushtetuesja pezulloi marrëveshjen për refugjatët, Meloni zbulon nëse ka një plan B

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar këtë të premte se shpreson që marrëveshja me Shqipërinë për ndërtimin e qendrave për emigrantët në vendin tonë “nuk do të dështojë”.

“Unë jam optimiste, por nuk mund të flas për atë që ndodh në një komb sovran, respektoj vendimet e një kombi sovran”, deklaroi ajo për mediat në fund të samitit të Bashkimit Evropian.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ne do të bëjmë çmos për të përshpejtuar më tej. Tani për tani nuk na duhet një plan B. Nëse është e nevojshme do ta kërkojmë”, shtoi ajo.

Meloni iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila të mërkurën pezulloi procedurat parlamentare për miratimin e marrëveshjes.

Advertisement