Connect with us

Rajon

Plagosja e tre të rinjve në Athinë, dëshmon njëri prej tyre: Na provokuan…

Plagosja me armë zjarri e tre të rinjve grekë vijon të jetë kryefjala e mediave vendase, teksa detaje të reja dalin në dritë.

Skai.gr shkruan se dy personat që janë konfliktuar me tre të rinjtë nga Kreta janë pjesë e një “bande” shqiptarësh, që dyshohet të jenë arratisur drejt Shqipërisë.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e një prej personave të plagosur, i cili ndodhet në spital.

“Ne nuk i njihnim dhe nuk kishim ndonjë mosmarrëveshje me ta,” ka thënë i plagosuri.

Sipas burimeve policore, i plagosuri ka dëshmuar gjithashtu se “grupi i tij nuk ka bërë asnjë lëvizje për të “provokuar” zemërimin e shoferit dhe  pasagjerit të makinës, por thjesht reagoi kur shoferi futi xhipin në një pellg me ujë duke i lagur ata”.

Megjithatë, referuar pamjeve filmike, ende nuk është e qartë nëse të rinjtë janë takuar rastësisht, apo kanë pasur ndonjë konflikt më parë në lokalin ku të rinjtë nga Kreta ishin duke u argëtuar.

Advertisement