Connect with us

Politike

Kreshnik Spahiu: Foltorja do shkrihet dhe do i bashkohen Lulzim Bashës

Analisti Kreshnik Spahiu, tha se disa deputetë të PD-së nuk do i ndahen “Foltores” deri në zgjedhjet e ardhshme. Spahiu theksoi në vitin 2024 grupimi politik i PD-së do të shkatërrohet duke shtuar se do e kenë të vështirë garën në vitin 2025. “Nuk i kuptoj grupet e deputetëve në piruetat dhe turbulencat e tyre politike që mbajnë qëndrime ekstremisht të kundërta. Këta kanë llogarinë e tyre, me shpresën që Berisha t’i fus në listën e deputetëve. Duke qenë se Basha i ka larguar nga partia e tyre, duke qenë se nuk kanë peshën të formojnë një parti politike, e vetmja gomone është foltorja. Ata nuk do i ndahen foltoren deri ditën që do e shikojnë që nuk kanë shpresa për t’u bërë deputetë. Po ta vini re, ka një lloj rritje të PD-së zyrtare. Mendoj viti 2024 do të shkërmoq tërësisht këtë grupim politik dhe do e kenë shumë të vështirë garimin në vitin 2025”-tha ai.

Advertisement