Politike
‘I palëkundur ndaj çështjes Beleri’, mediat greke ‘shpërthejnë’ ndaj Ramës
Mediat greke i kanë kushtuar një artikull deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme për integrimin në BE. Amna.gr shkruan se Rama qëndron i palëkundur ndaj çështjes të kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri. Po ashtu shkruhet se Rama ka folur në prag të gjykimit ndaj Belerit, pasi seanca e radhës do të mbahet ditën e nesërme.
Shkrimi i Plotë:
Në prag të gjykimit (nesër) në Tiranë të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, lidhur me akuzën për tentativë blerje votash, kryeministri Edi Rama, duke folur sot para anëtarëve të grupit të posaçëm të negociatorëve të tij. Ai tha konkretisht duke iu referuar kësaj çështjeje:
“Ne u bllokuam padrejtësisht (përfshirë edhe Samitin e fundit të BE-së), por ne do të vazhdojmë punën tonë. Jam i bindur se së bashku me fqinjët tanë do të arrijmë të vendosim arsyet kryesore për këtë çështje. Në asnjë mënyrë nuk dyshojmë për rëndësinë që ka për fqinjët tanë dhe për të cilën sigurisht jemi në dispozicion për çdo gjë që nuk ndikon në procesin e konsolidimit të sistemit tonë të ri të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm, jo sepse nuk e duam, por sepse drejtësia që duam është më kokëfortë se ne. Duke thënë të gjitha këto, puna jonë do të vazhdojë, pavarësisht se sa kohë do të zgjasë. Nuk duhet të shqetësoheni dhe besoj se nuk do të humbim kohë, pasi do të gjejmë “gjuhën”, duke e bërë të qartë gjithmonë, si në çdo çështje drejtësie, se nuk bëjmë asnjë kompromis me askënd dhe për asnjë arsye. Kjo është shumë e qartë për ne. Por nga ana tjetër, mendoj se është gjithashtu e qartë për të gjithë BE-në”.