Connect with us

Politike

‘Të enjten Shqipëria është para parlamentit’, Berisha paralajmëron “betejë” pa kthim

Sali Berisha është ndalur në një komunikim për gazetarët pas mbledhjes së Grupit, duke theksuar edhe një herë se ditën e enjte do të jetë protesta e radhës, që sipas tij do të shënojë një betejë pa kthim.

“Ditën e enjte Shqipëria është para parlamentit, çfarë do ndodhë? Betejë pa kthim!”, tha Berisha.

Kujtojmë se një ditë më parë Këshilli i Mandateve votoi në mënyrë unanime për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit.

Advertisement