Bota
Të shtëna me armë zjarri në universitetin e Pragës, raportohet për disa të vdekur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Pragë. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një universiteti ku mësohet se disa persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.
“Bazuar në informacionet fillestare, ne mund të konfirmojmë se ka njerëz të vdekur dhe të plagosur në vend,” tha policia në platformën e mediave sociale X, dikur Tëitter.
Incidenti thuhet se ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit po largoheshin nga vendi i ngjarjes.