Connect with us

Aktualitet

Byroja Kombëtare e Hetimit mësyn në ‘Delta Pharma’, dyshime për kontratat…

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar ditën e sotme zyrat e ‘Delta Pharma’. Mësohet se agjentët po bëjnë kontroll në lidhje me koncensionin sterilizimit.

Së bashku me agjentët e BKH-së në ambientet e kësaj kompanie kanë shkuar dhe forca të shumta policie. Dyshimet janë se po kontrollohen për kontrata të firmosura nga Ilir Beqaj në kohën kur ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë.

Advertisement