Connect with us

Aktualitet

Arian Çani: Arresti në shtëpi për Berishën është kot, ai s’del asnjëherë në lokale

Gazetari Arjan Çani është shprehur se ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i intereson nëse ndaj tij vendoset masë arresti, pasi sipas tij, ai ka bërë gjithmonë jetë të thjeshtë.

Ai tha se Berisha gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në njëfarë mënyre i izoluar, vetëm në punë dhe shtëpi.

Çani tha gjithashtu se edhe kur Berishën e ftonin që të shkonte në ndonjë restorant, ai nuk shkonte duke “u justifikuar” se e priste në shtëpi gruaja e tij, Liria.

“Kush e njeh Berishën, ai gjithë jetën e vetë nuk është se ka bërë ndonjë jetë që tani po izolohet, ai gjithmonë i izoluar ka qenë. Berisha në njëfarë mënyre i izoluar ka qenë. Drejt e në shtëpi shkonte. E ftonin në restorante, nuk shkonte, jo se më pret Liria thoshte. Mund të ulej rrallë të pinte ndonjë gotë verë, por edhe ajo po të ishte ndonjë verë e mirë. Ben Ahmetaj pse iku? Sepse nuk mund ta duronte atë lloj jete. Lefter Koka përshembull që ishte milioner, bënte një jetë të thjeshtë. Janë njerëz që kanë miliona, por u pëlqen shumë kursimi”, tha Çani. Ai është shprehur se gazetarët e huaj nuk janë të habitur me atë që po ndodh në vendin tonë pasi sipas tyre jemi një vend që kemi influencë amerikane. “Po të flasim me gazetarë të huaj që herë pas here vijnë në Shqipëri për punët e tyre për të bërë dokumentare, dhe kur ulesh në tavolinë me ta, nuk janë të habitur me këtë që po ndodh. Thonë që jemi një vend në influencën amerikane dhe çfarë prisni të ndodh tjetër. Në vende si Shqipëria, kanë përdorur mjete të tilla të ngjashme, ose të njëjta me këtë që po ndodh me rastin Berisha. Pra ti dalësh kundër perandorisë e pëson shumë keq. Amerikanët tani përdorin drejtësinë, por më parë kishin reforma të tmerrshme”-tha Çani.

Advertisement

TRENDING