Connect with us

Aktualitet

Lufta në Ukrainë, reagon ministri i Jashtëm, Hasani: Shqipëria dënon ashpër këto sulme

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për sulmin masiv ajror të Rusisë ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin sociale “X”, Hasani dënoi sulmet e ashpra të cilat i konsideroi si të pajustifikuara nga ana e Rusisë.

Sipas Hasanit, sot Ukraina është përballur me sulmin më të ashpër ajror që prej nisjes së luftës dhe si pasojë kanë humbur jetën disa qytetarë të pafajshëm.

“Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme. Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia” shkruan Hasani nw “X”.

Mësohet se 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit masiv ajror të Rusisë me dronë dhe raketa të panumërta të lëshuara në rajonet Lviv dhe Sumi.

 

Advertisement