Connect with us

Kosova

Deputeti gjerman: Vuçiç s’është çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, beson se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk është çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës, siç po pretendojnë një numër i konsiderueshëm i politikbërësve perëndimor.

“Në muajt e fundit ka pasur tensione të vazhdueshme, bllokada në Veri të Kosovë, bojkot i zgjedhjeve komunale, marrëveshje e dakordësuar, por asnjëherë e nënshkruar” – ka treguar Hacker në një intervistë për mediumin opozitar serb, N1.

Pyetja më e madhe për të ardhmen e Serbisë në raport me integrimin drejtë Bashkimit Evropian, sipas deputetit gjerman, është se si Beogradi zyrtar do të ecë drejt Unionin duke pranuar realitetin e Kosovës.

“Kosova si pjesë e BE-së dhe Serbia si pjesë e BE-së, dhe për këtë është e nevojshme që edhe qeveria edhe opozita të shpjegojnë qëndrimin e tyre. Komunikimi i ndërsjellë, dialogu, bashkëpunimi, janë tema të vështira për Serbinë, por bashkëjetesa është një rrugë e zakonshme drejt BE -së, kjo është ajo që Unioni pret si nga qeveria ashtu edhe nga opozita” – ka theksuar deputeti gjerman.

Advertisement