Connect with us

Politike

Revolucioni i Berishës, premtoi mbushjen e shesheve, por u zvogëlua në një rrugicë

Nënkryetarja e PS Orjola Pampuri ka ironizuar Sali Berishën që në arrest shtëpie çdo natë mban fjalim nga dritarja e apartamentit, ndërsa poshtë pallatit mblidhen militantët e fundit që i kanë mbetur Rithemelimit.

Referuar fjalimeve të Berishës që trumbetoi mbushjen e shesheve, thotë se ndryshimi nuk vjen duke u ngushtuar në një rrugicë, e aq më pak për një kauzë personale.

“Ajo pjesë e opozitës që shpresonte të bënte ndryshimin të mos ishte thjesht një rrugicë por sheshi i madh i shpresës të mbusheshin sheshe për kauzën e ndryshimit jo vetëm për një kauzë.

Të gjitha trumbetimet nuk duhet të ngushtohen në një rrugicë, shpresa nuk vjen nga rrugica por duke u mbushur sheshet.

Mendoj që duke parë Berishën si personazh i rëndësishëm i PD, nuk do të doja ta shikoja aty dhe e gjithë ajo të mos ishte një betejë për Berishën por për të gjithë hallet e shqiptarëve”, tha ajo.

Pampuri la të kuptohej se ishte dhe kundër sjelljes së Rithemelimit që edhe në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, “trashëgoi” skenarin e vjetër të dhunës të orkestruar fillimisht nga Berisha.

“Në situata të tilla presidenti duhet të jetë i paanshëm. Në rastin konkret çdo luftë kundrejt presidentit mendohet si betejë kundër institucionit të presidentit. Presidenti është institucion dhe duhet të respektohet si institucion”, tha Pampuri duke komentuar dhe faktin që presidenti Bajram Begaj nuk mundi të mbante fjalim në seancë plenare për shkak të situatës së krijuar nga Rithemelimi.
Advertisement