Pinknews
Ish-banorja e BBV për Meritonin: Është mashtrues, bëni kujdes
E ftuar për të folur rreth BBV3 në “Shqipëria Live”, ish-banorja e Big Brother, Fjorentina Halili ka shtangur me deklaratën e saj rreth Meriton Mjekiqit.
Fjorentina mesa duket nuk ka aspak mendim pozitiv për Meritonin,duke pranuar se është ngacmuar nga ai në club dhe se të gjithë famën e ka ndërtuar rreth dramës së fëmijës së tij me ish partneren.
“E kam rastisur në një diskotekë. Mbase ai mund të bëjë sikur s’mban mend. Ka qenë shumë i ri dhe pak i dehur, i falet. Unë nuk i dhashë asnjë shkas. Asokohe u bë i famshëm me dramën e vajzës së vetë dhe të gruas. Po e them publikisht më duket mashtrues ndërkombëtar”, tha Fjorentina.