Connect with us

Bota

VIDEO/ I pret këmbën mbesës pa anestezi, mjeku palestinez kryen operacionin pas bombardimeve izraelite

Një mjek palestinez ka thënë se u detyrua t’ia presë këmbën mbesës së tij pa anestezi – pasi bombardimet izraelite e bënë të pamundur dërgimin në ndonjë spital.

Hani Bseiso përdori një palë gërshërë dhe pak pambuk për t’i hequr pjesën e poshtme të këmbës së djathtë të 18-vjeçares, A’hed Bseiso në një operacion të kryer në tryezën e tyre të kuzhinës.

A’hed tha se ajo u plagos kur bombardimet izraelite goditën shtëpinë e saj më 19 dhjetor, raporton SkyNews.

Video e operacionit u bë virale në Instagram, ku ai shfaqet duke i fshirë këmbën e djathtë të përgjakur teksa ajo shihet e shtrirë në tavolinë.

Një nga vëllezërit e saj e mban atë të qetë dhe një tjetër mban dy telefona celularë për të siguruar ndriçim më të mirë.

Shtëpia e Bseisos gjendet gati dy kilometra larg spitalit, al Shifa i Gazës, por mjeku tha se sulmet intensive izraelit paraqisnin rrezik për udhëtim.

“Për fat të keq, nuk kisha zgjidhje tjetër. Zgjedhja ishte që ose ta lija vajzën të vdiste ose të përpiqem me të gjitha mundësitë e mia”, tha ai.

Advertisement