Connect with us

Kosova

Ushtria serbe reagon/ BE-ja e njeh hipokrizinë e autoriteteve në Serbi

“Ndonëse zyrtarët në Serbi, me në krye me presidentin e Serbisë, përdorin shpesh shprehjen se anëtarësimi në Union është qëllim strategjik, rrëfimi i tyre, si dhe ajo që publikohet në shumicën e mediave, karakterizohet nga ashpërsia ndaj BE-së, dhe shumë fakte që kanë të bëjnë me projektet dhe ndihmat e Brukselit ose kalojnë plotësisht të heshtura, ose nuk flitet sa duhet, në mënyrë që serbët të mos jenë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë integrimi evropian në praktikë” – Kështu thuhet në një editorial të ‘Demostat’, ku dhe theksohet se ndjenjat anti BE në public, dominojnë jo vetëm në tabloidet pro regjimit, por edhe ato në shërbim të tij dhe se deklarata e miratuar në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor tregoi qartë se edhe Brukseli është i vetëdijshëm për hipokrizinë e autoriteteve në Serbi.

Teksa komenton situatën në Veri të Kosovë, ‘Demostat’ shkruan se ‘nëse nuk përfundon “interregnum” në veri, janë të mundshme konflikte të reja mes serbëve dhe shqiptarëve, pasi ende nuk ka indikacione se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e komunave me shumicë serbe.

“Nga qarqet diplomatike dëgjohet një pretendim jozyrtar se nëse misioni ndërkombëtar EULEX nuk merr përgjegjësinë e plotë për administratën dhe KFOR-i për sigurinë e veriut, mundësia e përshkallëzimit të dhunës, e ngjashme me atë që ndodhi në Banjskë, nuk duhet të përjashtohet” – thuhet në shkrim ku dhe potencohet se “Burime të caktuara pohojnë se “konkurrentët gjeopolitikë të Perëndimit (veçanërisht Rusia dhe Kina) do të përfitonin nga hapja e pikave të reja të nxehta”, si dhe se konfliktet do të ishin “në një shkallë të tillë që edhe ushtria serbe do të detyrohej të reagonte. “.

Advertisement