Aktualitet
Moti i keq në vend/ Përmbyset borëpastruesja në Rrugën e Kombit
Si pasojë e kushteve të këqija të motit qarkullimi u vështirësua gati në çdo aks rrugor. Një mjet borëpastrues u përmbys gjatë punës në rrugën e Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rëndë për largimin e borëpastrueses nga rruga.
Aktualisht rruga e kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet qe drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.