Aktualitet
Banorët e Thumanës protestojnë kundër projektit të rrugës: Nënkalimet janë të ngushta
Banorët e Thumanës kanë protestuar ditën e sotme kundër projektit të rrugës Thumanë –Kashar.
Ata janë shprehur se ndërtimi që po bën firma është jashtë çdo standardi, ku nënkalimet janë të ngushta që nuk shërbejnë për kalimet e mjeteve bujqësore.
Banorët thonë se nuk janë bërë dëgjesa publike për këtë projekt duke mos marrë mendimin e tyre ndërsa theksojnë se ky projekt do ndalojë qarkullimin e banorëve të zonave të Krujës.